Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi me makinë-bombë së paku 28 të vrarë


Një sulmues vetëvrasës me makinë të mbushur me eksploziv në Bagdad, i ka vrarë së paku 28 vetë dhe ka plagosur afro 80 të tjerë.

Sulmi i sotëm ndodhi në lagjen me shumicë shiite në Zafranijah, ku po mbahej një ceremoni varrimi.

Disa dyqane, shtëpi dhe automobila janë shkatërruar ose djegur nga eksplodimi.

Agjencia AP citon policinë që ka thënë se disa minuta pas shpërthimit, persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një postblloku në Zafranijah, duke vrarë dy oficerë policie.

Raportohet se ceremonia e varrimit mbahej për një person, i cili së bashku me gruan dhe djalin e tij, ishte vrarë nga personat e armatosur të enjten në Bagdad.
XS
SM
MD
LG