Ndërlidhjet

Ban Ki-mun: Barra është në anën e Iranit


Sekretari i pëgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka kërkuar sot vazhdimin e dialogut ndërmjet fuqive perëndimore dhe Iranit, për programin e tij atomik. Me këtë rast ai tha se përgjegjësia, që bisedat të vazhdojnë, i bie Iranit.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Ban Ki-mun tha se “barra është në anën e Iranit”.

Negociatat ndërmjet Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës, së bashku me Gjermaninë, janë ndalur para pothuajse një viti.

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së, tha se ka dëshmi se Irani ka ndërmarrë aktivitete “të rëndësishme” për zhvillimin e pajisjes atomike.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat se po zhvillon program të armatimit atomik, duke thënë se ai është për nevoja civile.
XS
SM
MD
LG