Ndërlidhjet

Ukrainë: Izraeli refuzon ekstradimin për rastin Gongadze


Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Pshonka, thotë se Izraeli po refuzon ta ekstradoj personin Mikola Melniçenko, ish truprojë presidenciale, i involvuar në rastin e vrasjes së gazetarit hulmtues, Heorhiu Gongadze.

Melniçenko kishte dorë në publikimin e audio incizimeve, në të cilat ish presidenti Leonid Kuçma, qartazi dëgjohej duke shprehur iritim me gazetarin Gongadze.

Në shirit dëgjoheshin edhe biseda për mënyrat e “heshtjes” së reporterit.

Gazetari Heorhiu Gongadze u gjet i vdekur në vitin 2000.

Ish presidenti Kuçma u lirua nga të gjitha akuzat lidhur me rastin Gongadze, nga një gjykatë ukrainase, në dhjetorin e kaluar, ndërsa Melniçenko ishte akuzuar për keqpërdorim të zyrës dhe zbulim të fshehtësive shtetërore, që kishte ndikuar që ai të largohej në Izrael.
XS
SM
MD
LG