Ndërlidhjet

Franca nuk tërhiqet nga Afganistani


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se Franca do të vazhdojë misionin e saj stërvitës në Afganistan.

Sarkozi, duke folur në konferencën për gazetarë në Paris, pas takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai, tha se trupat franceze do të kthehen nga Afganistani në fund të vitit 2013, ashtu edhe siç ishte e paraparë.

Sarkozi, këtë muaj, ka pezulluar të gjitha operacionet tokësore të Francës në Afganistan dhe ka kërcënuar se do t’i tërheqë trupat para afatit të largimit. Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan.

Karzai, gjatë turneut evropian, ka qëndruar edhe në Itali, ku ka takuar kryeministrin Mario Monti.

Të enjten, Parlamenti i Gjermanisë ka votuar për zgjatjen e mandatit të trupave gjermane në Afganistan edhe për një vit, por po ashtu ka miratuar shkurtimin e numrit të trupave atje nga 5,350 në 4,900, nga një shkurti.
XS
SM
MD
LG