Ndërlidhjet

Jeremiq: "Paralajmërime të rrejshme" për njohje të Kosovës


Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se shumë vende afrikane kanë konfirmuar “të pavërtetat”, që, sipas tij, transmetojnë mediat kosovare e, sipas të cilave, “disa vende të Afrikës tashmë kanë vendosur të njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Në Republikën e Afrikës Qendrore, për shembull, janë dhënë para të mëdha për të ndodhur kjo njohje. Mirëpo, me para nuk mund të blini gjithçka”, u ka thënë Jeremiq mediave serbe, pas vizitës dyditore në Etiopi.

Jeremiq, i cili në margjinat e takimit të Këshillit Ekzekutiv të Bashkimit Afrikan raportohet të ketë zhvilluar disa takime, ka thënë po ashtu se ministrat e jashtëm të Nigerisë dhe të Afrikës së Jugut “kanë deklaruar se qeveritë e tyre nuk do ta njohin Kosovën”.

Sipas tij, edhe qëndrimi i Etiopisë, ku ndodhet selia e Bashkimit Afrikan, “mbetet i palëkundur”.
XS
SM
MD
LG