Ndërlidhjet

Rebelët sirianë rrëmbejnë shtetasit iranianë


Një grup kryengritësish sirianë ka lëshuar një video, duke pretenduar se mban peng shtatë shtetas iranianë. I njëjti i ka bërë thirrje qeverisë të lirojë oficerin ushtarak të rebelëve dhe të ndalojë operacionet ushtarake në Homs.

Pamjet në video tregojnë shtatë burrat me këmisha të zeza, të kthyer me kokë kah muri.

Kryengritësit kanë identifikuar pesë pengje si ushtarë të Ushtrisë së Iranit, ndërsa dy të tjerët si civilë iranianë.

Ushtarët e supozuar thuhet të kenë ngjashmëri me fotografitë e iranianëve të humbur, të postuara nga agjencia gjysmë-zyrtare e Iranit, Mehr.

Homsi vazhdon të jetë qendër e kryengritjeve kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG