Ndërlidhjet

SHBA kërkon shtrirjen ushtarake në Azinë Juglinore


Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane, Robert Uillard, tha se Shtetet e Bashkuara duan një prani më të madhe ushtarake në Azinë Juglindore, por jo edhe baza ushtarake atje.

Kreu i Komandës së Paqësorit tha se disa trupa amerikane në Australi dhe anije të marinës në Singapor do t’iu lejonin Shteteve të Bashkuara t’i alternonin forcat më lehtë në rajon, por pa koston e bazave.

Ai tha se SHBA po kërkon diçka të ngjashme edhe me Filipinet.

Analistët thonë se veprimet e Shteteve të Bashkuara janë përgjigje ndaj pavarësisë në rritje të Kinës.

Pekini i sheh aksionet e SHBA-së si përpjekje për ta kontrolluar atë.
XS
SM
MD
LG