Ndërlidhjet

Sekti islamik vazhdon sulmet në Nigeri


Sekti islamik, Boko Haram, sulmet e të cilit kanë vrarë qindra njerëz në Nigeri, do të vazhdojë fushatën derisa ky vend të qeveriset nga Ligji i Sheriatit.

Zëdhënësi Abu Kaka i tha të përditshmes britanike “The Guardian” se anëtarët e grupit janë ndjekës shpirtërorë të Al Kaidës dhe se ata janë takuar me figura të larta të këtij rrjeti gjatë vizitës në Arabinë Saudite.

Në një audio-mesazh të postuar në internet, lideri këtij sekti, Abubakar Shekau, ka kërcënuar me “vrasjen e më shumë personeli të sigurisë dhe të familjeve të tyre”, ndërsa ka akuzuar presidentin amerikan, Barak Obama, për “luftën e tij me Islamin”.
XS
SM
MD
LG