Ndërlidhjet

Zholi "nuk ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe"


Aktorja e njohur e Hollivudit, Anxhelina Zholi, njëherësh regjisore e filmit “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, që ka për temë luftën në Bosnjë, ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave në Serbi, sipas të cilave, “Zholi ka bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe të Bosnjës”.

Demanti është përfshirë në letrën që agjenti i aktores i ka dërguar Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, “me shpresën që ajo të publikohet në media”.

“Kurrë nuk kam bërë thirrje për ndarjen e Republikës Serbe dhe asgjë e ngjashme nuk ka qenë temë e diskutimit në takimin e fundit me presidentin (amerikan) Barak Obama”, thuhet në letër.

Filmi i zholit “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit” flet për historinë e një gruaje boshnjake-myslimane dhe një burri serb, të cilët bien në dashuri para luftës dhe takohen përsëri gjatë konfliktit – kur ai është oficer në ushtrinë serbe, ndërsa ajo e burgosur në një kamp.
XS
SM
MD
LG