Ndërlidhjet

Saleh - për shërim në SHBA


Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, do të udhëtojë nga Londra për në Shtetet e Bashkuara, ku do të shtrohet për shërim.

Zëdhënësi i tij, Ahmed dal-Sufi, nuk ka dhënë detaje të tjera për Salehun, i cili është nisur drejt Londrës pas një jave qëndrimi në Oman.

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, i ka lejuar atij qëndrim të përkohshëm, me shpresën që një gjë e tillë “do t’i zbuste tensionet politike në Jemen”.

Saleh, i cili mbante pushtetin për më shumë se 30 vjet, në nëntorin e kaluar i ka dorëzuar kompetencat te zëvendësi i tij.

Megjithatë, kritikët e tij thonë se ai ka vazhduar të përzihet në punët e qeverisë përmes bashkëpunëtorëve dhe të të afërmve.

Jemeni, sikur edhe shumë vende të botës arabe, është përfshirë nga protestat anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG