Ndërlidhjet

Jansha sërish në krye të Qeverisë sllovene


Parlamenti i Sllovenisë ka zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike sllovene në postin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Për Janez Janshën, kandidat i koalicionit të qendrës së djathtë, kanë votuar 51 deputetë, ndërsa 39 kanë qenë kundër.

Jansha, brenda 15 ditëve, duhet të propozojë kandidatët për ministra.

Ky do të jetë mandati i tij i dytë në këtë post, pasi ka udhëhequr qeverinë e qendrës së djathtë në Lubjanë edhe në periudhën 2004-2008.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit në Slloveni, partia e Janshës ka dalë e dyta me 26.3 për qind të votave, ndërsa në vend të parë ishte “Sllovenia Pozitive” e Zoran Jankoviqit me 28.51 për qind të votave.

Jankoviq nuk ka arritur të fitojë mbështetjen e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG