Ndërlidhjet

Pak: Referendumi në dëm të Serbisë


Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pak, ka thënë se organizimi i referendumit në veri të Kosovës do të ketë pasoja negative për integrimin evropian të Serbisë.

Duke folur për gazetën “Dnevnik”, Pak ka thënë se në terren nuk po shihen rezultate të dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë kusht për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Për fat të keq, në këtë moment nuk shoh se ka ndryshuar diçka”, ka thënë Pak, e cila ka mbështetur rezolutën e Parlamentit Evropian, me të cilën i kërkohet Këshillit Evropian që në muajin mars të përkrahë kandidaturën e Serbisë.

Tani, sipas saj, nga Beogradi pritet konfirmimi i vullnetit të mirë në marrëdhëniet me Kosovën.

Në dhjetorin e kaluar, Serbisë i është refuzuar statusi i kandidatit evropian, duke iu vënë kusht normalizimi i raporteve me shtetin kosovar.
XS
SM
MD
LG