Ndërlidhjet

Ligji "diskriminon" qytetarët e Prizrenit


Në mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit dhe kundër miratimit të ligjit që, siç thuhet, është diskriminues për këtë qendër, qytetarë të shumtë prizrenas kanë protestuar me moton “Nuk e duam ligjin”.

Protesta, e organizuar nga një koalicion i organizatave joqeveritare, është mbajtur në sheshin Shatërvan.

Në emër të koalicionit të OJQ-ve të Prizrenit, Hajrullah Çeku, tha se projektligji, i cili thuhet se mund të miratohet në Kuvendin e Kosovës, krijon situata të reja favorizuese për një bashkësi të caktuar fetare.

Një gjë e tillë, sipas tij, paraqet diskriminim të qartë të qytetarëve të Prizrenit.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit parasheh më tepër fuqi juridike në administrimin e shumë pronave për Kishën Ortodokse në qendër të Prizrenit.
XS
SM
MD
LG