Ndërlidhjet

Gjokoviq fiton në "Australian Open"


Tenisti serb, Novak Gjokoviq, ka fituar në ndeshjen finale të "Australian Open", kundër spanjollit Rafael Nadal, me rezultat 3:2 në sete 5:7, 6:4, 6:2, 6:7 dhe 7:5.

Ky është titulli i tij i tretë në turneun në Melburn.

Finalja e 100-të e këtij Grand Slami ka zgjatur afërsisht gjashtë orë.

Kjo ishte humbja e shtatë radhazi e ish-tenistit numër 1 në botë, Rafael Nadal, nga tenisti serb, në finale të turneve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG