Ndërlidhjet

Institucionet në veri, “shtyllë e ekzistencës së Serbisë në Kosovë”


Qeveria e Serbisë nuk ka diskutuar ende nëse zgjedhjet parlamentare të këtij vendi do të mbahen edhe në territorin e Kosovës, ka thënë ministri për Kosovën në ekzekutivin serb, Goran Bogdanoviq.

Megjithatë, sipas tij, “institucionet serbe janë shtyllë e ekzistencës kombëtare” të Serbisë në Kosovë.

“...andaj, gjithë energjinë duhet investuar në ruajtjen e institucioneve, por është i nevojshëm edhe racionalizimi i tyre, sepse zgjedhjet nuk mund të mbahen në komunat ku nuk jetojnë serbët”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Ai ka përsëritur se shteti serb është kundër “referendumit të veriut”, të cilin e kanë planifikuar serbët e Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me qëllim “deklarimin e komunitetit të tyre për lejimin ose moslejimin e shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri”.

Dhjetorin e kaluar, strukturat paralele serbe në veri i kanë kushtuar Serbisë me mosmarrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG