Ndërlidhjet

Burg për ish kryeministrin rumun


Ish kryeministri rumun, Adrian Nastase është dënuar të hënën nga Gykata Supreme me 2 vjet burg nën akuzat për korrupsion, në një process gjyqësor që është monitoruar nga afwr prej Bashkimit Evropian.

Nastase, që ka udhëhequr qeverinë e social-demokratëve në mes të vitit 2000 dhe 2004 është akuzuar se për të financuar fushatën elektorale të 2004-ës ka marrë nga buxheti i shtetit 1.7 milionë euro.

Edhe pesë persona tjerë janë dënuar me 6 vjet burg për “abuzim të interesave të publikut”.

Ish kryeministri, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha verdikti, i ka thënë televizionit Realitatea se do ta apelojë vendimin.

Ky verdikt “është qartazi rezultat i presionit që u bë mbi gjykatësit”, ka thënë Nastase.

Ai ka thënë se nga provat që ka ofruar në gjykatë është parë se ai është i pafajshëm dhe se rasti i tij është i “motivuar politikisht”.

Nastase, që në muajin e kaluar është shpallur i pafajashëm në një rast tjetër korrupsioni, përballet me një proces të tretë gjyqësor në lidhje me një marrëveshje për shtëpinë e tij luksoze, e cila thuhet se u ndërtua në këmbim të emërimit të kreut të firmës ndërtuese si ministër.
XS
SM
MD
LG