Ndërlidhjet

OKB nis debatin për Sirinë


Këshilli i Sigurimit i OKB-së filon sot debatin për një rezolutë të re mbi Sirinë.

Drafti evropiano-arab mbështet një plan të Ligës Arabe që synon dhënien fund të dhunës dhjetëmujore në Siri. Rusia ka thënë që refuzon disa pjesë të projekt-rezolutës, por ka thënë se është e gatshme që të negociojë.

Ambasadorja amerikane në OKB Suzan Rajs ka kërkuar nga OKB-ja që të përfundojë “neglizhencën” e saj ndaj dhunës në Siri, që deri më tash ka lënë të vdekur më shumë se 5 mijë persona.
XS
SM
MD
LG