Ndërlidhjet

Zhbogar ka qëllim afrimin e Kosovës me BE-në


Ish-ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, i cili nga e mërkura merr postin e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, pret që edhe kjo e fundit të ndjekë rrugën e BE-së, ashtu si edhe disa vende të tjera të rajonit.

Së shpejti nisin negociatat e BE-së me Kosovën në lidhje me marrëveshjen e tregtisë dhe këta janë hapa që e bëjnë Kosovën të lëvizë drejt bllokut evropian, ka thënë Zhbogar.

“Edhe këtë vit janë në dispozicion rreth 70 milionë euro për projekte të ndryshme që ndihmojnë në ngritjen dhe forcimin e institucioneve të Kosovës. Pra, Brukseli do të vazhdojë angazhimin që edhe Prishtina të zbatojë legjislacionin evropian”, ka thënë Zhbogar.

Zhbogar do të jetë edhe shef i Zyrës së BE-së në Prishtinë, që është nën autoritetin e përfaqësueses për politikë të jashtme të bllokut evropian, Kethrin Eshton.
XS
SM
MD
LG