Ndërlidhjet

Mbështetje e madhe për Romnin


Gara për të zgjedhur kandidatin presidencial të Partisë Republikane vazhdon sot në Florida.

Sondazhet e publikuara para votimeve të sotme tregojnë se ish-guvernatori i Masaçusec, Mit Romni, kryeson me “dy shifra” ndaj rivalit të tij kryesor, Njut Gingriç - ish kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë fushatës para komunitetit të pensionistëve në Florida, Romni ka kënduar këngën “America The Beautiful”.

Ish-senatori Rik Santorum dhe kongresisti Ron Pol janë po ashtu kandidatë për emërimin republikan, por, në bazë të sondazheve të opinionit, ata mbeten shumë prapa.

I nominuari republikan do të kandidojë kundër presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Në garat e mëparshme, Gingriç ka fituar më 21 janar në Karolinën e Jugut, ndërsa Romni ishte fitues në Nju Hempshir.
XS
SM
MD
LG