Ndërlidhjet

“Greenpeace” kundër minierës së arit


Aktivistët e “Greenpeace” kanë sulmuar zyrën e Ministrisë së Ambientit në Rumani, në shenjë kundërshtimi ndaj planeve për ndërtimin e minierës së arit.

Kritikët thonë se projekti në qytetin perëndimor të Rosia Montana-s, që synon përdorimin e një përzierje të karbonit dhe të nitrogjenit për nxjerrjen e arit, mund të shkaktojë katastrofë ekologjike.

Sipas mbështetësve, miniera do të mund të sillte qindra vende pune si dhe investime të huaja.

Dymbëdhjetë vjet më parë, një rrjedhje e përzierjes karbon-nitrogjen në një minierë ari në qytetin rumun, Baia Mare, ka shkaktuar ngordhjen e një sasie të madhe peshqish dhe të kafshëve të egra në lumenjtë e Hungarisë.
XS
SM
MD
LG