Ndërlidhjet

Vendimi për zgjedhjet serbe, para 11 marsit


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se “ekzekutivi serb nuk ka sjellë ende vendim për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, përderisa ato parlamentare dhe presidenciale do të mbahen me siguri”.

“Qeveria do ta sjellë vendimin për zgjedhjet lokale para 11 marsit, kur është afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

“Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen 100%. Këtu nuk ka dilemë. Kjo është në përputhje me Rezolutën 1244”, ka shtuar ai.

Bogdanoviq ka thënë se Serbia do ta ketë parasysh qëndrimin e partnerëve të Bashkimit Evropian, porse “kjo nuk do të ndikojë në vendimin për zgjedhjet lokale në Kosovë”.

Deri më tani, zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur disa herë edhe në Republikën e Kosovës, por rezultati i tyre nuk është njohur si legjitim as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG