Ndërlidhjet

Kabul: Personi me uniformë e vrau një ushtar të NATO-s


Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, ka njoftuar se një person me uniformë të ushtrisë afgane e ka vrarë një ushtar të NATO-s në pjesën jugore të këtij vendi.

Zëdhënësi i ISAF-it tha se vrasja ka ndodhur dje dhe se i dyshuari për vrasje është arrestuar nga ushtarët afganë.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me kombësinë e ushtarit të vrarë.

Siç raporton AP, komandanti i ushtrisë së Afganistanit, Sajed Malluk, tha se të shtënat kanë ndodhur gjatë një patrulle të natës në provincën Helmand.

Ky ishte incidenti i fundit në të cilin ushtari afgan ose militanti i veshur si ushtar, i ka vrarë trupat e jashtme.

Më 20 janar, një ushtar afgan i vrau katër ushtarë francezë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG