Ndërlidhjet

Arestohet nje neo-nazist i dyshuar


Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar se është bashkëpunëtor i një grupi neo-nazist, që ka lidhje me vrasjen e nëntë emigrantëve dhe një policeje në dekadën e kaluar.

31 vjeçari i identifikuar si Karsten S., akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e 6 vrasjeve dhe të një tentim vrasjeje. Themeluesit e pretenduar të grupit Nëntoka Nacionaliste Socialiste kanë vdekur në nëntor.

I dyshuari i tretë, Beate Shape është dorëzuar vetë më vonë.

I dyshuari i arrestuar të mërkurën, besohet se u ka ofruar të treve mbështetje financiare si dhe armë zjarri e municion.
XS
SM
MD
LG