Ndërlidhjet

Iraku ekzekuton 17 të dënuar


Iraku ka ekzekutuar 17 kriminelë të dënuar brenda një dite gjatë kësaj jave, ka thënë Ministria e Brendshme, duke çuar në 51 numrin e ekzekutimeve për këtë vit.

Ministria ka thënë përmes një deklarate se të akuzuarit kanë qenë të dënuar për terrorizëm, plaçkitje të armatosur, rrëmbim dhe vrasje.

Statistikat e ministrisë tregojnë se Iraku ka ekzekutuar 34 njerëz në muajin janar. Komisionereja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Navi Pillaj i ka quajtur javën e kaluar ekzekutimet si të “tmerrshme”.

Ajo kërkoi nga shteti që të ndalojë ekzekutimet, duke shprehur shqetësimin në lidhje me transparencën e procedurave gjyqësore dhe korrektësinë e procesit gjyqësor.

Ekzekutimet janë supenduar pas rrëzimit të Sadam Hyseinit në vitin 2003, por kanë rinisur nga autoritetet e Irakut në vitin 2004, për shkak se siç thuhet dënimi me vdekje është i nevojshëm për të luftuar një valë të gjakderdhjes sektariane dhe sulmeve të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG