Ndërlidhjet

Rusia kërcënon t'i vë veto rezolutës për Sirinë


Një zyrtar i lartë rus ka thënë se debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në Siri ka të ngjarë që të vazhdojë me ditë të tëra.

Zëvendësministri i jashtëm rus, Genadi Gatilov tha se votimit për rezolutën mbi Sirinë i duhet më shumë kohë dhe se “se nuk do ketë fare votim në ditët e ardhshme”.

Liga Arabe e mbështetur nga SHBA-të, Britania dhe Franca kanë prezantuar para
Këshillit të Sigurimit të martën një projekt-rezolutë që i bën thirrje presidentit Bashar al Asad t’i japë fund gjakderdhjes në Siri dhe të dorëzojë pushtetin.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka kërkuar veprime të menjëhershme para se të humben jetë të tjera.

Zyrtarët rusë kanë kritikuar tekstin e propozuar duke thënë se nuk e përjashton në mënyrë eksplicite intevenimin e jashtëm ushtarak.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin tha se hedhja e rezolutës në votim do të jetë kundërproduktive dhe se Rusia kërkon që zgjidhja të gjendet brenda Sirisë.

Ai tha se shteti i tij do të vë veto ndaj rezolutës mbi Sirinë, po qe se shihet se ajo e përkeqëson konfliktin.

Çurkin iu kërkoi opozitarëve sirianë që të gjejnë “kurajo” dhe të nisin dialogun me regjimin e al Asadit.

Aktivistët thanë se të paktën tetë civilë dhe 15 ushtarë janë varër gjatë luftimeve ne qytetin qendror të Homsit.

Ata thanë se nga dhuna në tërë shettein në tri ditët e fundit kanë vdekur 200 njerëz.
OKB-ja thotë se që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në marsin e kaluar janë vrarë 5400 njerëz, por aktivistët japin shifrën e 7 mijë të vrarëve.
XS
SM
MD
LG