Ndërlidhjet

Kryeministri i Pakistanit para gjykatës


Gjykata Supreme e Pakistanit ka ngarkuar me akuza kryeministrin Jusuf Raza Gilani, pasi ky i fundit “ka dështuar të ndërmarrë masa për rihapjen e rastit ndaj presidentit Asif Ali Zardari, i cili dyshohet për korrupsion”.

Gjykata tha se gjykimi kundër Gilanit do të nisë më 13 shkurt.

Kryeministri mund të përballet me gjashtë muaj heqje lirie dhe të shkualifikohet nga mbajtja e postit.

Qeveria e Gilanit ka refuzuar urdhrin e gjykatës për t’i kërkuar Zvicrës rihapjen e rastit ndaj Zardarit, i cili daton nga vitet 1990, duke thënë se presidenti gëzon imunitet nga ndjekja penale.
XS
SM
MD
LG