Ndërlidhjet

Tiranë: Ombudspersoni i vendos të pastrehët në zyre


Avokati i popullit në Shqipëri, Igli Totozani, thotë se i ka marrë dhjetëra njerëz të pastrehë të komunitetit rom, në zyrën e tij në Tiranë, për t’i theksuar problemet e tyre në këtë kohë me temepratura shumë të ulëta, që e kanë përfshirë Shqipërinë dhe tërë rajonin.

Zoti Totozani tha mbrëmë se i ka strehuar 51 romë, përfshirë edhe 25 fëmijë, për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e akullta.

Ai tha se kjo ishte një “zgjidhje emergjente”, dhe ka tërhequr vërejtjen se fëmijët do të kishin vdekur nga qëndrimi në ambient të hapur.

Romët kishin mbetur pa strehë mbi kokë, pasi dy herë ishin dëbuar nga një tokë private në rrethinë të Tiranës, ku i kishin ngritur tendat.

Ombudspersoni Totozani tha se kishte shpresuar se Ministria e punës do ta zgjidhjte shpejt problemin.

Raportohet se shumica e romëve në Shqipëri jetojnë në tenda ose në shtëpi të braktisura në lagjet e qyteteve, dhe se u mungon qasja në banim adekuat, në arsim dhe në punësim.
XS
SM
MD
LG