Ndërlidhjet

Francë: Filluan hetimet për përmbysjen e anijes në Itali


Prokurorët e Francës e kanë filluar hetimin lidhur me përmbysjen e anijes së udhëtarëve Kosta Konkordia në Itali.

Zyra e prokurorit të Parisit ka shpallur sot se hetuesit kanë për detyrë t’i mbledhin të gjitha ankesat e bëra nga viktimat franceze të përplasjes së anijes.

Të mbijetuarit nga ky incident do të merren në pyetje për “t’i përcaktuar rrethanat e fundosjes së anijes dhe kushtet e evakuimit dhe të shpëtimit”.

Në Gjermani, 19 udhëtarë tashmë e kanë filluar aksionin juridik kundër kapitenit të anijes, Françesko Sçetino, të cilin ata e akuzojnë për neglizhencë, që ka shkaktuar dëmtime trupore.

Në anijen Kosta Konkordia ishin afro 4200 udhëtarë, kur ajo u përmbys në vendin Tuskani, më 13 janar të këtij viti.

Nga përmbysja është konfirmuar vdekja e 17 personave, ndërsa 15 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG