Ndërlidhjet

HRW: Diplomati libian vdes nga torturat


Hman Rights Watch tha se një diplomat libian që ka shërbyer nën regjimin e Muamer Gadafit ka vdekur si pasojë e torturave pas arrestimit të tij nga milicia që luftoi Gadafin.

Grupi për të drejtat e njeriut tha se Omar Brebesh, 62 vjeçar, që ka shërbyer si ambasador i Gadafit në Francë, ka vdekur më pak se 24 orë pasi që u arrestua në Tripoli më 19 janar.

Thuhet se ai u ndalua nga milicia e qytetit perëndimor të Libisë, Zintanit.

Human Rights Watch tha se ka “lexuar një raport të policisë gjyqësore në Tripoli, në të cilin thuhet se Brebesh ka vdekur nga torturat dhe se një i dyshuar që nuk i është përmendur emri, ka pranuar se e ka vrarë atë”.

Vdekja është e fundit në serinë e raporteve për abuzime nga ana e ish kryengritësve që rrëzuan Gadafin në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG