Ndërlidhjet

Mbyllet Koloseumi, shkak bora


Bora e dendur ka shtyrë autoritetet që të mbyllin Koloseumin e famshëm në Romë dhe rrethinat e vjetra antike të Forumit Romak.

“Formimi i akullit në tokë mund të shkaktojë rrëshqitjen e viztorëve”, kanë thënë autoritetet.

Ndodh rrallë, por në kryeqytetin italian fjollat e borës kanë mbuluar monumentet historike përfshirë edhe Fontanën Trevi dhe sheshin e Shën Pjetrit.

Bora ka arritur rreth 40 centimetra në disa rrethina të larta të Romës, ndërsa të ftohtët që ka mbëtthyer Italinë Veriore ka nisur të shpërndahet edhe në jug.

Moti i keq ka shtyrë anulimin e trenave, ka shkaktuar vonesa, ka bllokuar autostradat dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone veriore italiane.
XS
SM
MD
LG