Ndërlidhjet

Irani sulmon të afërmit e gazetarëve


Organizata Human Rights Watch ka deklaruar se autoritetet iraniane “frikësojnë dhe arrestojnë” të afërmit e gazetarëve persisht-folës që punojnë jashtë vendit.

Grupi me seli në SHBA tha se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e një të afërmi të gazetarit që punon për shërbimin në gjuhën perse të BBC-së, “duke e arrestuar atë në mënyrë arbitrare dhe duke e mbajtur peng për afro dy javë”.

Sipas HRW-së, “ky hap duket të jetë pjesë e një fushate më të gjerë për të sulmuar gazetarët iranianë, duke iu bërë presion familjeve të tyre”.

Ndërkohë, drejtori gjeneral i BBC-së, Mark Tompson, ka thënë se “ky është vetëm njëri nga rastet kur të afërmit e punëtorëve janë kapur në Iran dhe janë urdhër që të afërmit e tyre në Londër të ndalojnë punën me BBC-në, ose të bashkëpunojnë me autoritetet e inteligjencës iraniane”.

Në një blog të tijin, ai ka thënë se “fushata e sulmimit të gazetarëve” është përkeqësuar në muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG