Ndërlidhjet

Rusia redukton gazin për Evropën


Komisioni Evropian ka bërë të ditur se furnizimet me gaz natyror nga Rusia kanë rënë në nëntë shtete – Austri, Bullgari, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Rumani dhe Sllovaki – në kohën kur temperaturat kanë rënë në masë të madhe.

Sipas të njëjtit burim, dërgesat në Austri dhe Itali kanë rënë nga 30 për qind në 24.

Në anën tjetër, gjiganti energjetik i Rusisë, Gazprom, ka thënë se ka rritur furnizimet me gaz jo vetëm në Evropë, por edhe në Bjellorusi dhe Ukrainë. Ai po ashtu sugjeroi se Ukraina “ndalon dërgesat e destinuara për konsumatorët evropianë”. Kievi, megjithatë, fajëson Rusinë për shkurtimet.

Ministri ukrainas i Energjisë, Juri Boiko, tha se Rusia shet rreth 15 për qind më pak gaz, për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm.

Mbi 80 për qind e dërgesave ruse të gazit arrijnë në Evropë përmes rrjetit të tubacioneve të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG