Ndërlidhjet

Avionët turq sulmojnë bazat kurde


Ushtria turke ka bërë të ditur se avionët e saj kanë bombarduar bazat e rebelëve kurdë në veri të Irakut. Sipas deklaratës së bërë publike, aeroplanët kanë qëlluar tre bastione të dyshuara kurde në rajonin Zap.

Në një tjetër operacion, autoritetet thonë se forcat turke kanë vrarë pesë rebelë kurdë në një shkëmbim zjarri në juglindje të Turqisë.

Luftimet midis forcave turke dhe rebelëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) thuhet të jenë përshkallëzuar në muajt e fundit.

PPK-ja ka nisur një betejë guerile për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë veta, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave.
XS
SM
MD
LG