Ndërlidhjet

Bosnjë Hercegovinë: U miratua legjislacioni për regjistrim


Në Bosnjë Hercegovinë mbrëmë janë miratuar legjislacione, që shihen si të rëndësisë madhore për ringjalljen e synimeve për integrim në Bashkimin Evropian.

Liderët myslimanë, serbë dhe kroatë, janë pajtuar për regjistrimin e parë të popullsisë prej vitit 1991 dhe për një organ të vetëm shtetëror për kordinimin e programeve të ndihmave të BE-së.

Grupi më i madh etnik në Bosnjë, myslimanët, kanë pasur shqetësime se pyetja për etnicitetin e njerëzve, do t’i forconte efektet e pastrimit etnik të kohës së luftës, kur gjysma e 4.4 milionë shtetasve të Bosnjës, ishte vrarë, ishte detyruar të largohet ose ishte zhvendosur.

Por, të ballafaquar me hulumtimet e opinionit, që tregonin se 70-80% e popullit në Bosnjë dëshiron integrim në BE, politikanët nga blloku kryesor mysliman i kanë tërhequr vërejtjet ndaj regjistrimit.

Mbajtja e regjistrimit është njëra nga kërkesat kryesore e Brukselit për vendet që synojnë pranim në BE.
XS
SM
MD
LG