Ndërlidhjet

Egjipt: Dhuna e ndërlidhur me futboll po vazhdon


Dhuna në Egjipt ka vazhduar edhe sot për të tretën ditë me radhë, prej se nga përleshjet e ndërlidhura me futboll, u vranë së paku 74 vetë.

Në kryeqytetin Kajro, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe toptha nga armët, në përpjekje për ta penguar tubimin e protestuesve, që gjuanin me gurë, afër Ministrisë së brendshme dhe në vende të tjera në qytet.

Për dhunë është raportuar edhe në qytetet Suez dhe Aleksandri.

Raportohet se disa njerëz janë vrarë, ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve, MENA, ka cituar Ministrinë e shëndetësisë, që thotë se më se 2500 njerëz janë plagosur.

Shumë protestues i fajësojnë institucionet dhe autoritetet ushtarake, që e udhëheqin Egjiptin, se kanë dështuar në ndaljen e dhunës futbollistike dhe i kanë akuzuar ata për shfrytëzimin e kryengritjes për ta parandaluar tranzicionin te qeveria civile.
XS
SM
MD
LG