Ndërlidhjet

Kabul: Ushtari amerikan e vrau një roje afgane


Një ushtar amerikan e ka vrarë me armë zjarri një roje afgane, në një bazë në pjesën veriore të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thonë se të shtënat ishin pasojë e keqkuptimit.

Sipas tyre, ushtari dhe roja kishin mospajtime në një hyrje të bazës në provincën Sari Pul, kur ushtari amerikan ka hapur zjarr nga arma e tij, në momentin kur u frikësua se roja afgane ishte gati ta bëntë të njejtën gjë.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se është e vetëdijshme për grindjen me fjalë dhe po zhvillon hetime.

Ky incident ndodhi në valën aktuale të vrasjese së ushtarëve të jashtëm në Afganistan, nga ushtarët afganë ose nga personat e armatosur me uniformë të Ushtrisë Kombëtare Afgane.
XS
SM
MD
LG