Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabeta II, 60 vjet në fron


Mbretëresha Elizabeta II shënon “Jubileun e Diamanttë”. Në mesazhin e lëshuar, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë 60 vjetëve të mbretërimit, ndërsa ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për t’iu shërbyer njerëzve britanikë.

Mbretëresha Elizabetë ka marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhit VI, në shkurt të vitit 1952.

Ajo është mbretëresha që ka shërbyer më së shumti pas Mbretëreshës Viktoria, e cila ka mbajtur fronin për më shumë se 63 vjet.

Për të shënuar jubileun e Mbretëreshës Elizabetë, janë paraparë një varg aktivitetesh gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG