Ndërlidhjet

Obama: Zgjidhja në Siri, pa intervenim ushtarak


Presidenti Barak Obama tha se është e rëndësishme që konflikti në Siri të zgjidhet pa intervenim të jashtëm ushtarak.

Ai tha se jo çdo situatë lejon llojin e veprimit ushtarak siç ka ndërmarrë SHBA dhe aletatët e saj në Libi, që çoi në rrëzimin e Muamer Gadafit në vitin e kaluar.

Obama tha se një zgjidhje e negociueshme është e mundur në Siri.

Ai mbrojti veprimet e administratës në lidhje me reagimet ndaj Sirisë, duke thënë se SHBA ka kërkuar “vazhdimisht” largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar Al Asadit.

Megjithatë, Rusia e Kina i vunë veto këtë fundjave një rezolute të mbështetur nga Obama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rezoluta do ta mbështeste planin e Ligës Arabe për konfliktin.

Obama ka bërë komentet në emisionin “Today” të NBC-së.
XS
SM
MD
LG