Ndërlidhjet

Breivik: Meritoj medalje të lirisë


Njeriu që pranoi se ka kryer shpërthimin dhe sulmin që la të vrarë 77 njerëz në muajin korrik në Norvegji, i ka thënë një gjykate se ai meriton medaljen e lirisë për vrasjet që ka bërë dhe ka kërkuar që të lirohet menjëherë.

Ekstremisti i krahui të djathtë, Anders Breivik, është paraqitur në një seancë dëgjimore në Osllo të hënën, në të cilën ishin edhe të mbijeturit e sulmit dhe familjarët e viktimave.

Breiviku ka pranuar se ka kryer sulmet ndaj ndërtesës qeveritare dhe sulmin në ishullin Utaja.

Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të fillojë në muajin prill.

Ai pretendon se masakra është provokuar nga politikat qeveritare të imigracionit dhe e ka përshkruajtur atë si “sulm kundër tradhtarëve shtetërorë”.

Një vlerësim i mëhershëm i psikiatërve gjen se Breivik është “i çmendur”.
XS
SM
MD
LG