Ndërlidhjet

Jahjaga kthehet nga Gjermania


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u kthye sot nga Mynihu i Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri.

Sipas një njoftimi për media të kabinetes së presidentes, ajo gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ka zhvilluar një varg takimesh me pjesëmarrës të tjerë të Konferencës së 48-të të Sigurisë, si dhe ka marrë pjesë në mëngjesin e organizuar për nder të grave lidere në botë.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Leon Paneta si dhe sekretari i NATO-s Anders Fog Rasmusen e udhëheqës të tjerë të vendeve të ndryshme në botë.
XS
SM
MD
LG