Ndërlidhjet

Çekia pezullon traktatin për piraterinë në internet


Kryeministri çek tha se qeveria e tij ka pezulluar ratifikimin e ACTA-s, Marrëveshjen Tregtare Anti-Falsifikim, pas protestave në rrugë dhe sulmeve ndaj faqeve të internetit të qeverisë dhe partisë së tij.

Petër Neças tha se qeveria duhet të analizojë trakatatin kundër piraterisë në internet, të cilin e nënshkroi shteti i tij javën e kalaur.

Një grup lokal hakerësh tha se e ka thyer uebsajtin e partisë së Neçasit dhe ka vjedhur të dhënat e tij personale, sikurse edhe të anëtarëve të partisë.

Polonia po ashtu ka suspenduar ratifikimin pas një sërë protestash dhe sulmeve ndaj faqeve të internetit.
XS
SM
MD
LG