Ndërlidhjet

Amerikanët përballen me drejtësinë egjiptiane


Nëntëmbëdhjetë qytetarë amerikanë dhe dy gjermanë janë në mesin e 43 personave që Egjipti i kërkon në lidhje me aktivitetet e dyshuara ilegale në organizatat e tyre joqeveritare.

Një nga 19 amerikanët është djali i sekretarit amerikan të Transportit, Rej LaHud.

Sem LaHud dhe katër amerikanë tjerë janë ende në Egjipt, ndërsa të tjerët kanë lënë këtë shtet.

LaHud udhëheq zyrën në Egjipt të Institutit Ndërkombëtar Republikan me seli në Uashington.

Dy gjermanët, që po ashtu kanë mbetur në Egjipt punojnë në Fondacionin Konrad Adenauer.

Dy serbë, dy libanezë, një norvegjez, një palestinez dhe një jordanez po ashtu pritet të përballen me proces gjyqësor së bashku me 14 shtetas tjerë të Egjiptit.

Nuk është bërë e ditur data e fillimit të procesit. SHBA ka kërcënuar se do të mbajë pezull 1.3 miliardë ndihmë vjetore ushtarake për Egjipin për shkak të aksioneve ndaj OJQ-ve.
XS
SM
MD
LG