Ndërlidhjet

Irani ndalon kukullat e Simpsonëve


Një agjenci shtetërore iraniane raportohet se ka ndaluar shitjen e kukullave me karaktere nga seriali i animuar amerikan “The Simpsons.”

Gazeta iraniane “Sharq” citon një zyrtar të Institutit për Zhvillim Intelektual të Fëmijëve dhe të Rinjve të ketë thënë se edhe Simpsonsat i janë bashkuar listës së zezë së lodrave në Iran, ku bën pjesë edhe Barbie.

Nuk shpjegohet se pse janë ndaluar “Simpsons”-at, por zyrtari Mohamed Hosein Farju, vlerësoi se kukullat me gjenitale të dallueshme janë të ndaluara, meqë janë kukulla për të rritur.

Zyrtari i njëjtë ka thënë se kukullat që simbolizojnë superheronjtë amerikanë si Supermeni dhe Spajdermeni nuk do të ndalohen, sepse karakteret e tyre “iu ndihmojnë të shtypurve që të kenë një qëndrim më pozitiv”.
XS
SM
MD
LG