Ndërlidhjet

Ban: Abas të mos braktisë bisedimet me Izraelin


Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun i kërkoi presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas që të mos i braktisë bisedimet me Izraelin.

Thirrja vjen pasi Abasi dhe lëvizja e tij Fatah nënshkruan një marrëveshje për qeverisjen me rivalin, Hamasin.

Nën marrëveshjen e nënshkruar në Doha, Hamasi dhe Fatahu do të formojnë qeverinë e përkohshme para zgjedhjeve të majit.

E ashtuquajtura “Deklarata e Dohas” është përpjekja e fundit e lëvizjes palestineze për të zbatuar marrëveshjen e ripajtimit të nënshkruar në prillin e vitit të kaluar.

Duke reaguar ndaj njoftimit, kryeministri Benjamin Natanjahu ia tërhoqi vërejtjen Abasit se ai duhet të “zgjedhë paqen me Hamasin, ose me Izraelin”.

Hamasi refuzon bisedimet me shtetin hebre dhe ka kyer sulme të panumërta, përfshirë sulme vetëvrasëse brenda Izraelit dhe në territoret e okupuara.
XS
SM
MD
LG