Ndërlidhjet

Rinisin bombardimet në Homs


Forcat e armatosura siriane raportohet se kanë rifilluar bombardimet në Homs, në përpjekje për të shtypur revoltën opozitare në qytet.

Rinisja e bombardimeve vjen në kohën kur ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov po udhëton në Damask, ku do të takohet me udhëheqjen siriane.

Aktivistët sirianë thanë se të paktën 100 civilë janë vrarë nga forcat qeveritare të hënën, përfshirë një numër të madh edhe në Homs.

Këto shifra nuk janë vërtetuar nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG