Ndërlidhjet

Jep dorëheqje presidenti i Maldiveve


Presidenti i Maldiveve ka dhënë dorëheqje pas një sërë protestash publike dhe rebelimit të policëve, që pasuan urdhërin e tij kundërthënës për arrestimin e një gjykatësi të lartë.

Presidenti Mohamed Nashid dorëheqjen e tij e bëri publike në një adresim televiziv.

Ky akt vjen pasi që policia mori kontrollin mbi televizionin shtetëror. Nashid ishte meritor për futjen e demokracisë në Maldive pas zgjedhjeve të 2008-ës.

Ai ka qenë në luftë për pushtet me ish presidentin Maumun Abdul Gajum, regjimi 30 vjeçar i të cilit është parë në masë të madhe si autokratik.

Telashet politike në Maldive, një shtet i vogël në Azi me një popullatë prej 400 mijë personash, kanë qenë të padukshme për qindra mijëra turistë që vizitojnë ishullin çdo vit.
XS
SM
MD
LG