Ndërlidhjet

Kuçi: Integrimi evropian i Kosovës është platformë kombëtare


Integrimi evropian i Kosovës është përkushtim dhe plaftormë kombëtare, është vullneti i qytetarëve të Kosovës, tha sot zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh ministër i drejtësisë.

Në këtë kaudër ai theksoi se rreth kësaj platforme ekziston një konsenzus i brendshëm shoqëror dhe politik, për të cilin qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Këto komente zoti Kuçi i bëri në takimin e Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri, që zhvillohet në kuadër të dialogut të Procesit të stabilizim asocimit.

“Sot jemi mbledhur këtu për të konfirmuar marrëdhëniet e shtetit të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe për ta adresuar nevojën e riafirmimit dhe përkushtimit tonë për perspektivën e qartë evropiane”, tha Hajredin Kuçi.

Sipas tij, ndarja e një pjese të kompetencave në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, me EULEKS-in, siguron reforma dhe veprime, që janë në përputhje me standardet evropiane.
XS
SM
MD
LG