Ndërlidhjet

Iran: Përzierja e jashtme e destabilizon Sirinë


Ministria e jashtme e Iranit thotë se udhëheqësit e këtij vendi janë të shqetësuar se përzierja e jashtme do “ta destabilizoj” situatën në Siri.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ramin Mehmanparast, mëtutje u tha sot gazetarëve se Irani i hedhë poshtë kritikat nga organizata Vëllazëria Myslimane se Teherani e ndanë fajësinë për masakrën e civilëve në Siri, meqë Irani e furnizon me armatim qeverinë e Sirisë.

Mehmanparast tha se Irani “absolutisht” nuk përzihet në punët e brendshme të Sirisë, që është aleati kryesor i Iranit në rajon.

Ai ka njoftuar se 11 iranianët, që aktualisht janë rrëmbyer nga militantët në Siri, janë liruar.
XS
SM
MD
LG