Ndërlidhjet

Shumë shtete i tërheqin ambasadorët nga Siria


Shtetet kryesore evropiane dhe anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (KBGJ), kanë shpallur se i tërheqin ambasadorët e tyre nga Siria, derisa është raportuar për më tepër vrasje nga dhuna ndërmjet forcave qeveritare siriane dhe kundërshtarëve të qeverisë.

KBGJ-ja ka njoftuar sot se do t’i dëboj të dërguarit e qeverisë së Sirisë në këtë trupë.

Ky këshill e ka dënuar “masakrën masive kundër popullit të pa-armatosur sirian”.

Italia, Franca, Spanja dhe Holanda, poashtu, sot kanë shpallur se i tërheqin ambasadorët e tyre nga Siria.

Dje edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë shpallur tërheqjen e diplomatëve të tyre nga Damasku.
XS
SM
MD
LG