Ndërlidhjet

OKB: Në Këshillin e Sigurimit diskutohet për Kosovën


Sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskutohet për raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-mun, për situatën në Kosovë.

Në raport vlerësohet se gjendja në pjesën veriore të Kosovë është e tensionuar dhe kjo situatë ndikon edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në bisedimet për perspektivën evropiane të rajonit.

Në seancën e sotme marrin pjesë Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.
XS
SM
MD
LG